Foto ilustruese

Kërkohet nga Italia, Interpol Tirana dhe policia prangosin 38-vjeçarin në Lezhë! Ishte pjesë e një grupi trafiku droge

2 Tetor 2022, 12:55| Përditesimi: 2 Tetor 2022, 12:57

  • Share

Një 38-vjeçar, i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale në trafikun e drogës, është prangosur në Lezhë për llogari të autoriteteve italiane që kërkojnë ekstradim.

Në kuadër të operacionit të koduar "Torino" policia realizoi kapjen e Elton Dodajn, mbi të cilin rëndojnë disa akuza nga shteti Italian dhe një masë sigurie “arrest në burg”  e pa zbatuar si pasojë e arratisë së tij.

Pas një njoftimi për vendndodhjen e Dodajt, Interpol Tirana në bashkëpunim me Policinë Lezhë kanë arrestuar 38-vjecarin.

Duke qenë se Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar ndaj Dodajt masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”  për 38-vjecarin do vijojnë procedurat e ekstradimit, i cili më pas do të përballej me drejtësinë Italiane.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?