Agim Ademim kreu i FFK-së

Kërkohet 'arrest shtëpie' për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës

23 Mars 2023, 14:01| Përditesimi: 23 Mars 2023, 14:02

  • Share

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi prej mesditës së djeshme është i ndaluar nga policia e Prishtinës për 48 orë me akuzat për keqmenaxhimin e fondeve në institucionin që ai drejton. Tanimë "GazetaBlic" bën me dije se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesën në gjykatë për caktimin e masës "arrest shtëpie" për Ademin.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj. "Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj A.A., në Gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e Ulajt.

Pas arrestimit të djeshëm, Ademi pësoi një problem shëndetësor dhe u detyrua që ta kalonte natën në urgjencën e spitalit në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të policisë këtë të enjte, thuhet se Ademi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpëdorim i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”, duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Prokuroria Themelore në Prishtinë, të mërkurën njoftoi se Ademi është ndaluar për 48 orë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?