Kronikë

Kërkohej nga SHBA për trafik droge, arrestohet në Hanin e Hotit një i huaj! Sinjali u dha nga DEA në Athinë

1 Shtator 2021, 14:55| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 14:57

  • Share

Një 41-vjeçar i huaj është arrestuar nga Policia e Shtetit këtë të mërkurë. Shtetasi në fjalë kërkohej nga drejtësia amerikane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Arrestimi i tij u bë në rrugën Tamarë-Hani i Hotit, në kuadër të operacionit “Detroit”.

Operacioni u zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, zyra e Interpolit në Policinë e Shtetit, Njësia Hetimore “Jointshield” që funksionon në bashkëpunim DSS dhe OSI në Ambasadën Amerikane dhe me zyrën e DEA-s Athinë.

Policia e Shtetit, në bazë të informacioneve të marra nga Zyra e DEA-s në Athinë, se një shtetas i huaj i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve mund të hynte në territorin shqiptar, organizoi punën për lokalizimin e vendndodhjes dhe arrestimin e tij. Neutralizimi i tij u bë pas një pune hetimore që zgjati më shumë se një muaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim fillimin e procedurave te ekstradimit drejt SHBA-së, sepse Gjykata e Michiganit/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendimin e datës 09.06.2021 i ka vendosur këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?