Nitin Mishra

Kërkohej nga autoritetet amerikane për trafik droge, Gjykata lë në burg indianin Nitin Mishra

15 Tetor 2022, 15:53| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 16:04

  • Share

Gjykata e Tiranës la në burg indianin Nitin Mishra deri sa të ekstradohet drejt SHBA. Mishra u arrestua një ditë më parë në Rinas nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me DEA-n amerikane. Ndaj tij SHBA kishte lëshuar dy urdhër arreste ndërkombëtare nga dy gjykata të ndryshme për trafik narkotikësh. DEA ra në gjurmët e tij përmes infiltrimit të një agjenti, i cili la takim në Tiranë me të.

31-vjeçari indian u arrestua me qëllim ekstradimin drejt SHBA-së, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit kriminal.

Arrestimi i tij u realizua nga një njësi e Përbashkët Hetimore, e përbërë nga Zyra Rajonale e Sigurisë/ Zyra e Hetimeve Kriminale jashtë SHBA-së (RSO, OCI), në ambasadën e SHBA-së në Tiranë dhe Njësia Speciale Policore shqiptare, e njohur si “Mburoja e Përbashkët”, në bashkëpunim dhe koordinim me Agjencinë Ligjzbatuese Amerikane DEA.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?