Foto ilustruese

Kërkohej në Itali për organizatë kriminale dhe trafik droge, 29-vjeçari arrestohet në Shkodër

30 Maj 2020, 13:19| Përditesimi: 30 Maj 2020, 13:30

  • Share

Një 29-vjeçar nga Vau i Dejës, i cili kërkohej në Itali është arrestuar nga policia e Shkodrës. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V.Gj., i cili ishte në kërkim për  “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences në Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-arrestin për dy veprat penale.

Arrestimi i 29-vjeçarit u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?