Foto ilustruese

Kërkohej në Gjermani për vjedhje, 47-vjeçari nga Kosova arrestohet në Morinë

2 Qershor 2020, 18:04| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 18:06

  • Share

Një 47-vjeçar nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi akuzohet për vjedhje në rrethana cilësuese.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale H. H. (K)., 47 vjeç, banues në Smolicë, Kosovë.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale Geilenkirchen/Gjermani i ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg", thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit.

Arrestimi i 47-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimi në Gjermani.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?