Kronikë

Kërkohej në Angli për vrasje, arrestohet në Lushnje 20-vjeçari shqiptar me qëllim ekstradimin! Autoritetet britanike kishin vendosur shpërblim 5 mijë paund për të

3 Tetor 2021, 13:05| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 13:47

  • Share

Një 20-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Ai akuzohet nga drejtësia e Britanisë së Madhe për vrasjen e 23-vjeçarit Tomasz Waga në Cardiff, bashkë me 5 të tjerë.

Tomasz Waga, i cili ishte nga Polonia dhe jetonte në Essex të Anglisë u gjet i vdekur në rrugë. Arsyet e vrasjes së të riut nuk dihen ende. Në lidhje me ngjarje, autoritetet britanike shpallën në kërkim edhe 3 persona të tjerë, po ashtu shqiptarë. Madje për Mehallën kishte një shpërblim prej 5 mijë paundësh

Pas vrasjes në Angli, Gledis Mehalla u largua drejt Shqipërisë dhe për këtë u shpall një urdhër ndërkombëtar arresti.

Kjo ka bërë që Interpol Tirana ta arrestojë atë ditën e sotme në Lushnje  me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar.  

Viktima Tomasz Waga
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?