Foto ilustruese

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 21 vjeçari në Fier! Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë (EMRI)

8 Dhjetor 2022, 09:05| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 09:19

  • Share

Mateo Isufaj është arrestuar nga policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana. 21 vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike.

I riu është dënuar nga Gjykata e Laquila-s në Itali në datën 19 maj të këtij viti. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.”- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Pritet të bëhet ekstradimi i tij drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata italiane.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?