Kërkesë zyrtare Këshillit Bashkiak dhe kryetares Ademi, kompania e famshme japoneze synon blerjen e Vllaznisë (DOKUMENTI)

9 Qershor 2020, 12:18| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 14:11

  • Share

Një lajm tepër interesant ka ardhur nga Shkodra për klubin e futbollit Vllaznia. Siç duket edhe në këtë dokument kompania e famshme japoneze Fujifilm ka shprehur interesin për blerjen e aksioneve të klubit, që nuk po kalon aspak një moment të mirë edhe pas rikthimit në Superligë.

Distriburoti i kësaj kompanie në Shqipëri Alban Xhaferri i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryetares së bashkisë Voltana Ademi ku tregon disa arsye përse kërkon të blejë Vllazninë. Në to thuhet se është biseduar me tifozët, grupet e interest si bizneset, presidentin e FSHF-së, të cilët i kanë sugjeruar blerjen e aksioneve të klubit, me qëllim kthimin e Vllaznisë në një ekip kompetitiv dhe të sigurtë nga ana financiare.

Kjo kërkesë i është dërguar gjithashtu edhe këshillit bashkiak të qytetit, ndërsa në të bëhet të dituara edhe objektivat.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?