Kërkesë nga nxënësit për një platformë të vetme të mësimit online, Shahini: Po shqyrtohet me drejtorët e shkollave

2 Prill 2020, 20:51| Përditesimi: 2 Prill 2020, 21:18

  • Share

Përmes një postimi në Instagram, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka treguar se si do të vijojë procesi I mësimit online, në të cilin është përfshirë gjithë vendi për shkak të COVID-19.

“Nuk jemi të sigurt se kur do të kthehemi nëpër shkolla dhe universitete, por jemi plottësisht të sigurt se mësimi në kushte shtëpie do të vijojë.

Do të vazhdojmë dhe trasmetojmë leksione për arsimin parauniversitar në RTSH si dhe mësuesit do të vazhdojnë përmes aplikacioneve e të jenë në kontakt me nënësit e tyre”, është shpehur Shahini.

Ajo gjithashtu ka përmendur një pyetje që është hasur shumë shpesh se pse nuk po unifikohen platformat, të cilat po i përdorin mësuesit për të komunikuar me nxënësit.

“Disa përdorin Clasroom, disa përdorin Zoom dhe po pyesin se pse nuk përdoret një platformë e vetme. Kjo është një ide e mirë dhe po e shqyrojmë me drejtorët e shkollave në mënyrë që një nxënës I klasës së shtatë të mos kalojë nga njëplatformë në tjetrën”, ka thënë ministrja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Raj: 03/04/2020 00:06

    Leni keto plateforma dhe shtyj vitin akademik dhe leviz dhe ate tjetrin sepse nuk i ka kushtet Shqiperia te bej mesim produktiv ne keto plateforma kur ne po kemi probleme ne banka te shkolles e jo ma ne plateforma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?