Kërkesat e PD-së për qeveri tranzitore/ Vjen reagimi i parë nga shumica: Absolutisht, e parealizueshme (VIDEO)

12 Shkurt 2020, 22:58| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 23:44

  • Share

Report Tv zbardhi sot propozimet e PD-së për reformën zgjedhore ku ndër të tjera kërkon qeveri tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve dhe drejtor të ri policie të zgjedhur nga ministri teknik. Por çfarë mendon zv/ ministrja Rovena Voda? E ftuar në Repolitix, Voda e cilësoi si një kërkesë të parealizueshme.

"No coment. Më duket se është një ide e pa realizueshme se nuk mund të mendoj një drejtor policie apo ministër të Brendshëm teknik.  Po pse? Do mbarojmë reformën zgjedhor edhe në 2021 ka zgjedhje. Nuk jemi një vend pa histori. Absolutisht nuk do të mund ta pranoja, pasi do të mbetet njolla e një vendi gjithmonë në tranzicion" tha ajo.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Voda: OFL sekuestron 20 prona me vlerë miliona euro të Lulzim Berishës (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?