Kërkesat e opozitës për Komision Hetimor për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi, ja kur mblidhet Konferenca e Kryetarëve

27 Shtator 2023, 18:53| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 19:04

  • Share

Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për të premten, në orën 11:00 ku do të ndërmerren në shqyrtim dy kërkesat e opozitës. Kërkesa e parë u depozitua nga PD-ja për ngritjen e komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS ndërsa tjetra nga Rithemelimi për koncensionet e sterilizimit. 

45 deputetë të PD dhe opozitës kërkuan ngritjen e dy komisioneve hetimore për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS dhe të dhënat personale, si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë. Ajo që bie në sy në fakt në listën e deputetëve është edhe emri i Gazment Bardhit i cili njihet ende nga Kuvendi si kryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Konferenca e Kryetareve mblidhet te premten në orën 11:00, pritet të shqyrtohen kërkesat e depozituara nga opozita përgjatë këtyre ditëve për 3 komisione hetimore.

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi  stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj.

 

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?