Agron Gjekmarkaj dhe Enkelejd Alibeaj

Kërkesa për shkarkimin e Nikollës, Gjekmarkaj: Alibeaj s’u konsultua me grupin! Kërkon të heqë vëmendjen, qokë për PS-në

27 Janar 2023, 15:42| Përditesimi: 27 Janar 2023, 15:52

  • Share

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kërkesën e një grupi deputetësh të PD të cilët do të kërkojnë shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla. Gjekmarkaj shkruan se nëse PD do t’i kishte votat për të shkarkuar Nikollën (duhen 71 vota), nuk do të kishin kërkuar shkarkimin e saj, por do kishin nisur procedurat për shkarkimin e kreut të qeverisë, Edi Rama.

Gjekmarkaj thotë se kjo lëvizje është thjesht për të tërhequr vëmendjen nga zhvillimet aktuale politike, apo e marrë me urdhër të Partisë Socialiste.

Ndër të tjera, Gjekmarkaj shkruan se kërkesa për të kërkuar shkarkimin e Nikollës nuk është diskutuar me grupin Parlamentar të PD-së, por është një nismë individuale e Alibeajt.

“Bie dakort me zotin Salianji! Nisma individuale per shkarkimin e Zonjes Nikolla është e pakonsultuar me grupin e PD. Kjo bëhet për të spostuar vëmendjen  në renditjen e temave politike dhe për ndonjë qokë brenda në PS. Nëse ne do kishim votat për të hequr Nikollen nuk “shtiem” në ajër shkarkojmë Ramen dhe e mbyllim çështjen e pushtetit. Kësisoj i kursejmë vendit edhe revolucionin”, shkruan Gjekmarkaj.

Pas kaosit të krijuar në Kuvend ditën e enjte, Lindita Nikolla e mbylli seancën pa diskutime, vetëm kaloi në votim projektligjet, të cilat u miratuan vetëm me votat e maxhorancës. Nikolla përjashtoi Sali Berishën, por ky i fundit nuk e liroi foltoren dhe për këtë arsye mori edhe vendimin për të mbyllur seancën.

Menjëherë disa deputetë të Alibeajt dorëzuan kërkesën për të nisur procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës, me argumentin se kjo e fundit i mohoi opozitës që të diskutojnë për çështjet e rendit të ditës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 27/01/2023 16:18

    LPNE:Alibegu shkrepi pushkën e "JEVGUT"në pyll me firmën e tij se është mësuar nga BABI SALI.Për këtë nuk ka fai shumë,Pasi Ju e Saliani(Babalia) kërkonit kokën e E.Ramës duke i rën fyellit në 2 vrima me qënse jeni 2 parti të shpartalluara mish për qënt e rrugës. -Sakohë që do merrni për të vën rregull në drejtësinë Amerikane për hallet e Saliut..E.Rama do jet KM deri 2049.Pasi nuk ka bër lobim Rus ER për të shkrirë PD,Por Luli për të rrëzuar E.Ramën.Po nuk e keni kuptuar këtë athere merrni kërrabën e ÇOBANIT deri 2049.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?