Kërkesa për shfuqizimin e 20 shkurtit, Mustafaj: Drejtuesit e PD të shkëputur nga historia

22 Mars 2018, 13:05| Përditesimi: 22 Mars 2018, 17:43

  • Share

“Drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike duhet ta përvetësojnë historinë e vetë partisë nëse duan të jenë serioze në politik-bërje”- është kjo këshilla e një prej themeluesve të PD, Besnik Mustafaj për politikanët e rinj të selisë blu, që pak ditë më parë kërkuan shfuqizimin e 20 shkurtit, ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës si Dita e Kujtesës të Viktimave të Regjimit Komunist. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV për të folur mbi librin e tij me poezi “Biri i Adamit” , Mustafaj u shpreh se kishte mbetur i habitur nga kërkesa e një grupi të deputetëve të PD. 

“Unë u zura në befasi kur e mora vesh nga mediat një kërkesë të tillë, por unë besoj dhe jam i bindur se kjo tentativë nxorri në pah një defekt që ka sot elita drejtuese e partisë demokratike që është shkëputja e lidhjeve me historinë, me memorien e kësaj partie. Ne e dimë se çfarë përfaqëson 20 shkurti . kur kjo është vendosur në 2006 që të jetë edhe dita përkujtimore e viktimave të komunizmit, unë kam qenë pjesë e atyre që kanë arsyetuar pse. Një nga argumentat kryesore që unë besoj që qëndron është se duke e quajtur 20 shkurtin ditën e viktimave të komunizmit, në fakt kompletohet cikli i sfidës dhe i triumfit përfundimtar të këtyre viktimave mbi Enver Hoxhën . Nuk drejtohet një parti e madhe pa patur brenda vetes historinë. Këta deputetë të rinj i këshilloj që ta përvetësojnë historinë e partisë demokratike për të qenë vetë më seriozë në bërjen e politikës”

Ndërkaq shkrimtari dhe analisti Mustafaj ka komentuar edhe mbi zhvillimet e fundit në selinë blu dhe tentativës së kryedemokratit Basha për tu afruar me figurat e vjetra të partisë që u lanë jashtë listave dhe drejtimit të PD-së prej tij. 

“Unë tani jam në pritje të shoh prova nga Basha dhe nga lidershipi aktual. Prova sinqeriteti dhe prova konkrete Për krasitjet që u bënë 4 vitet e kaluara dhe të 3 muajve. Humbjen e vlerave të pd. Unë nuk kam dashur por ka kontributorë të tjerë. Politika është si poezi. Dua të besoj se basha e ka kuptuar vendimin e gabuar dhe po përpiqet ta rikompozojë PD. Reflektim duhet nga basha por edhe nga të tjetë. Partia e madhe nukë është një grup shokësh. Partia është bashkim tek një kauzë tek një filozofi politike. Duahanin bashkë, buka vec e vec. Është shumë e rëndësishme si do shkohet në kuvend. Kuvendi është finalizim”.

I pyetur se pse u ftohën marrëdhëniet e tij me ish kryeministrin Sali Berisha, shkrimtari u përgjigj me një batutë: “Për Zotin, veç për pazare nuk jemi prish” .

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Brad Lumaj: 22/03/2018 14:43

    Ashtu, bre, mesojeni ju te rinjte historine e mustafajt, se ne te vjetrit e njohim kush eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?