Ngërçi për Gjykatën Kushtetuese/ Nesër 'Venecia' në Tiranë për kërkesan nga Meta e Kuvendi/ Zbardhet axhenda

12 Shkurt 2020, 13:08| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 18:48

  • Share

TIRANË- Debati për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mes presidencës dhe mazhorancës, do të sjellë nesër dhe pasnesër (13-14 shkurt) në Tiranë Komisionin e Venecias. Delegatët do të zhvillojnë disa takime, ku do të nisin me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi për t'u mbyllur me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

13 shkurt
Nesër ne 9:30 delegacioni i Venecias takon Ruçin.
Në orën 12:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Presidentin Ilir Meta.
Ne orën 10:40 delegacioni i Komisionit të Venecias takon anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor
Ne orën 16:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Arta Vorpsin

14 shkurt
Në orën 10: 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED.

Pak muaj më parë pati një debat të fortë për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mes Presidentit dhe opozitës nga njëra anë dhe KED-së me shumicën nga krahu tjetër. Çështja përfundoi në SPAK, pas kallëzimit të Presidentit për kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

Ndërkohë që Komisioni Hetimor për Ilir Metën për dekretin e 30 Qershorit për anulimin e zgjedhjeve zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses duke akuzuar kreun e shtetit për shkelje. Komisioni Hetimor përmes Kuvendit iu drejtua Komisionit të Venecias për interpretim përmes 5 pyetjeve. Komisioni i Venecias pranoi kërkesën dhe konfirmoi praninë në Tiranë në mes të shkurtit, ndërsa edhe Ilir Meta iu drejtua po për të njëjtën çështje, por me arsyetim tjetër.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?