Çuçi shpjegon pse nuk pranohet kërkesa e opozitës për mocion me debat: Gjykatat kanë folur, ka pasur edhe komision hetimor

15 Prill, 16:27| Përditesimi: 15 Prill, 17:08

  • Share

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi edhe në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ka deklaruar se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat lidhur me problematikën e kultivimit apo trafikut të drogës  sepse çështjet për të cilat është kërkuar janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

"Të gjitha çështjet që janë shtruar në kërkesë janë ezauruar, gjykatat janë shprehur, ka njerëz që janë dënuar apo që vuajnë dënimin. Janë ezauruar qoftë edhe në diskutime parlamentare, madje ka pasur edhe një komision hetimor. Kështu që ne mendojmë se s'ka vend për të pasur një mocion me debat, të paktën sipas kërkesës që ka bërë opozita", deklaroi Çuçi para gazetarëve.

A është e shqetësuar PS për kanabizimin?

“Nuk ka pasur rekorde më të mira në luftën kundër kanabisit sesa sot në Shqipëri e vlerësuar kjo nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Kjo është një çështje e qeverisjes kudo”, shtoi Çuçi.


Lajmi kryesor:

Kërkesa e opozitës për debat, Bardhi: Raportet flasin për shtim të trafikut të drogës! Çuçi: S'ka vend për mocion! Gjykatat janë shprehur


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?