Kërkesa drejtuar qeverisë, Basha mbështet Dhomën Amerikane të Tregtisë: Ka të drejtë, të shtohen fondet

8 Prill 2020, 17:46| Përditesimi: 8 Prill 2020, 17:49

  • Share

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar duke mbështetur kërkesën e Dhomës Amerikane të Tregtisë drejtuar qeverisë për të ndihmuar edhe biznesin e madh në luftën kundër koronavirusit. Lideri demokrat ka ripërsëritur kërkesën për qeverinë që të të rialokojë fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.

"Shqetësimet dhe propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë të drejta. I kam kërkuar qeverisë angazhimin e të gjitha resurseve ekonomike në buxhet për të mbështetur biznesin nga vështirësitë e shkaktuara prej pandemisë. Qeveria shqiptare duhet të rialokojë fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.

Fondet e shpallura nga qeveria prej 50 milionë euro në total për 3 muaj, për shtresat në nevojë, pagat e biznesit të vogël dhe pagesën e papunësisë, nuk i mbulojnë nevojat e krizës. Pas shëndetit, ekonomia duhet të jetë prioritet absolut i qeverisë. Shqipëria ka nevojë për masa gjithpërfshirëse dhe jo fjalë. Koha është tani, sepse çdo vonesë do kushtojë shtrenjtë" shkruan Basha.

Komento

Komente

  • BASHA: 08/04/2020 21:37

    Me koke tyryfyl

    Përgjigju
  • Maxi: 08/04/2020 19:12

    Po gjynah... Te paguhen edhe biznesi i Malltezit, biznesi i Zenit bizneset e Metës e me radhe. Diçka duhet tu japi shteti se janë lodhur duke vjedhur pasurit e popullit

    Përgjigju
  • BASHA ME BREK TË TRASHA: 08/04/2020 18:29

    Lyl basha me brek të trasha . Jep nga lekët që ti ke vjedh te fuga e kombit mor qeni idjot shal ngjit.

    Përgjigju
  • BASHA KOK TRASHA: 08/04/2020 18:14

    O lyl basha me brek të trasha po jepi ti nga lekët e tua që ke vjedhur te ruga kombit . Apo kshu nuk quhet o kriminel hajdut o debil i ler lyli komplet pler.

    Përgjigju
  • O Kalamani Bashe: 08/04/2020 17:55

    7 x 7 = 42

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?