Komisariati i Policisë Fier

Kërcënonte nëpërmjet telefonit një 48-vjeçar, vihet nën hetim 44-vjeçarja në Fier

20 Qershor 2022, 13:26| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 13:29

  • Share

Një 44 vjeçare është vënë nën hetim nga policia e Fierit.

A.D, banuese në Fier do të hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonit një 48 vjeçar.

Ajo tashmë do të përballet me akuzën e përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. D., 44 vjeçe, banuese në Fier, për veprën penale "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike", pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kërcënuar nëpërmjet telefonit shtetasin H. D., 48 vjeç", thuhet në njoftimin e policisë.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?