Foto ilustruese

Kronikë

Kërcënojnë me sende të forta shoferin, tre persona grabisin furgonin me banane në Thumanë

30 Qershor 2021, 09:11| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 09:15

  • Share

Një person ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të sotëm në Thumanë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se tre persona, ende të paidentifikuar, kanë kërcënuar me sende të forta një 62-vjeçar dhe i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Furgoni u gjet më pas në Kurbin, brenda të cilit u gjetën 70 arkë me banane. Nuk dihen ende të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?