Foto ilustruese

Kronikë

Kërcënoi të birin me thikë, policia e Devollit arreston 71-vjeçarin, 3 ditë më parë i ishte caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për dhunë në familje

29 Korrik 2021, 13:20| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 13:23

  • Share

Policia e Devollit ka “goditur” një tjetër rast të dhunës në Devoll, ku një 71-vjeçar Xh.P ka kërcënuar me thikë djalin e tij 41-vjeçar.

Jo më larg se 3 ditë më parë, 71-vjeçari është arrestuar, për të njëjtën vepër penale dhe i është caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?