Albin Kurti

Kërcënoi se do të vriste Albin Kurtin, arrestohet një person në Kosovë

31 Gusht 2023, 17:12| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 17:22

  • Share

Një person është arrestuar nga policia e Kosovës ditën e sotme, pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

I dyshuari me iniciale N.S, u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social Facebook me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit DEBAT PLUS, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?