Foto ilustruese

Kërcënoi një burrë me thikë pas një sherri, arrestohet 63-vjeçari në Memaliaj

10 Janar 2022, 09:33| Përditesimi: 10 Janar 2022, 09:34

  • Share

Policia ka arrestuar një 63-vjeçar në Memaliaj, pasi ka kërcënuar me thikë një 66-vjeçar pasditen e djeshme.

Ngjarja siç raportohet edhe nga policia ka ndodhur pas një konflikti mes dy burrave, ndërsa ishe A.L ai që iu drejtua me thikë H.M, të dy banues në Memaliaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Materialet në ngarkim të shtetasit A. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?