Kërcënoi me vrasje të muslimanëve në 'TikTok', dënohet me 6 muaj burg i riu nga Mitrovica

28 Tetor 2023, 13:25| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 13:26

  • Share

Një muaj pasi ishte shfaqur “live” në “TikTok”, Patrik Kurtit, i është ngritur aktakuza për nxitje të urrejtjes fetare. Ai ka marrë përsipër fajin në seancën fillestare pasi ishte lexuar aktakuza nga prokurori i shtetit, Muharrem Prekazi dhe është dënuar me 6 muaj burg.

Aktakuza ndaj Patrik Kurtit është ngritur më 18 tetor 2023. Ai akuzohet se më 27 shtator përmes “TikTok-ut” ka përhapur publikisht urrejtje midis grupeve fetare. Në aktakuzë, shkruan se Kurti ka përhapur fjalë fyese dhe urrejtje ndaj komunitetit musliman.

Dënimi i tij është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga gjyqtari, Xhemajl Isufi.

“Po, e pranoj fajësinë’’, ka thënë Kurti.

Ndërsa, prokurori Prekazi i ka propozuar gjykatës të marrë parasysh si rrethanë lehtësuese me rastin e përcaktimit të dënimit, pasi Kurti mori përsipër fajin.

Në “TikTok”, Kurti kishte shkruar se për t’i zhdukur katolikë e muslimanë nuk hyn në burg. Madje, kishte përmendur se si e merr mitralozin në krah shkon te xhamia.

“Për një katolik që s’ju zhduku nuk hy unë në burg për një muslim.t për 1.900, tri dardha ja shti në të parin kat të premten e zezë, ja u msheli derën për përjashtë ngërrk edhe në te dytin kat ku hypin gratë ngërrk, talibankat edhe aty ku mbledhen te xhamia rrak, mitrolozin ne krah edhe ja u q. n..’’, pastaj tri dardha veç kur te shkon xhamia pufff edhe kur shkon hoxha me vibrator ne gojë, sa mirë, a e din sa mirë..’’, duke ju referuar Xhamisë së madhe në qendër të qytetit”, kishte thënë Kurti, në “TikTok”.

Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Kurti ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141, paragrafi 1 të Kodit Penal

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?