Agim Ismaili

"Ty dhe familjarët i pret një fund i tmerrshëm"! Kërcënoi me SMS kreun e burgjeve, dënohet me 10 muaj burg

17 Qershor 2020, 11:27| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 12:03

  • Share

TIRANE-Dënohet me 10 muaj burg Muharrem Zelija. Ai do të qëndrojë në burg 6.4 muaj për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Zelija u akuzua se kërcënoi me SMS kreun e burgjeve Agim Ismaili. Vendimi është dhënë nga gjyqtar Artan Gjermeni.

"Të kam nisur dy here fjale me njerezit e tu, ti vazhdon me na ra ne qafe, ky eshte paralajmerimi i fundit, nese do te vazhdosh ty dhe famiiljaret i pret nje fund i tmerrshem,po deshe provoje nuk do gezohesh nje minut" thuhej në mesazhin dërguar Ismailit.

Pas arrestimit, fillimisht gjykata e mbylli në psikiatri për shkak se është i sëmurë me probleme mendore, ndërsa tani do të vuajë 6.4 muaj burg.

Komento

Komente

  • Erik: 17/06/2020 11:46

    10 muaj apo 10 vjet sic e lexova ne nje media tjeter? Do preferoja nje denim 5 vjecar qe mos ta krruante njeri te shantazhonte per cdo lloj arsye.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?