Kërcënoi me pushkë xhaxhanë e tij pas konfliktit për pronat, arrestohet 29-vjeçari në Shkoder

10 Qershor 2023, 13:16| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 14:03

  • Share

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Shkodër, pasi kërcënoi me armë xhaxhain e tij për shkak të një konflikti që kishin për pronat.

Një konflikt i nisur për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes nipit dhe xhaxhait për ndarjen e pronave ka agravuar duke përfunduar deri në kërcënim me jetë.

Gjatë sherrit 29-vjeçari, e ka kërcënuar xhaxhain tij se do ta vriste duke i drejtuar pushkën.

Më të marrë informacion për konfliktin, policia ka shkuar menjëherë në vendin ngjarjes dhe  ka arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin Elvis Kosuri.

Arma me të cilën u krye kanosja, fishekë luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e të arrestuarit, u sekuestruan nga policia nën cilësinë e provës materiale

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?