Ivzi Hoxha

Kërcënoi me jetë djalin e kryeministrit, arrestohet 61-vjeçari protestuesi i '5 Majit' ! Gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’

24 Janar 2023, 13:53| Përditesimi: 24 Janar 2023, 15:32

  • Share

Policia ka arrestuar tre ditë më parë Ivzi Hoxhën i cili gjatë një proteste para bashkisë kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.

Policia thotë se 61-vjeçari, banues në Tiranë u arrestua pasi ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”.

‘Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos shkojë në ekstrem. Zahon do ta var.’- u shpreh ai.

Ndërkohë gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Gjatë marrjes në pyetje Hoxha është shprehur i penduar dhe se nuk ka pasur qëllim të kanos kryeministrin dhe familjen e tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?