Foto ilustruese

Kërcënoi me armë artizanale të riun pas një konflikti të çastit, policia arreston 60 vjeçarin në Elbasan

2 Mars 2023, 16:54| Përditesimi: 2 Mars 2023, 16:58

  • Share

Një 60 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Elbasanit pasi ka kërcënuar me armë zjarri artizanale një 24 vjeçar.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 60 vjeçari i identifikuar si A.G ka kërcënuar të riun.

Arrestimi i tij është bërë në vendin e ngjarjes. Në cilesinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e përdorur për kanosje dhe një fishek luftarak.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?