Makina e gjetur e braktisur

Kërcënoi me armë 32  vjeçarin në Tropojë dhe i mori makinën! Shpallet në kërkim i riu, braktisi automjetin kur kuptoi se po ndiqej (EMRI)

12 Mars 2023, 10:08| Përditesimi: 12 Mars 2023, 10:09

  • Share

Një 22 vjeçar në Tropojë i identifikuar si Emiljan Pepkolaj, është shpallur në kërkim nga policia pasi ka kërcënuar me armë zjarri një 32 vjeçar për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

Në aksin rrugor ‘Bajram Curri-Fierzë’, i riu Emiljan Pepkolaj kërcënoi 32 vjeçarin G.N dhe më pas i mori automjetin e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Pasi kuptoi se po ndiqej nga policia, Pepkolaj në vendin e quajtur "Kalata e trageteve", Fierzë, braktisi automjetin tip "Lançia" dhe duke përfituar nga errësira, arriti të largohej.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?