Jens Lehmann pas mbërritjes së tij në gjykatën e rrethit Starnberg

Kërcënoi fqinjët me motosharrë, gjykata gjermane gjobit me shifër të majme ish-portierin e Milanit

26 Dhjetor 2023, 13:02| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 13:03

  • Share

Jens Lehmann, ish-portieri gjerman, është gjobitur me 420 mijë euro nga një gjykatë në Starnberg, për shkak të një konflikti me një fqinj të tijin.

Bëhet fjalë për disa akuza që janë ngritur kundër tij në vitet 2021 dhe 2022. E para, siç raportohet nga mediat gjermane, ka të bëjë me një sulm agresiv që Lehmann dyshohet se i ka bërë një fqinji, duke u ngjitur në çati dhe duke filluar ta dëmtojë atë me sharrë elektrike.

E dyta është për mashtrim me një parkim në aeroportin e Mynihut. “Bild”, gjithashtu specifikon se “një dëshmitar raportoi se çfarë mashtrimi përdori Lehmann për të shmangur tarifat e parkimit”.

Ajo që e tradhtoi ish-portierin ishte vëzhgimi me video. Ndaj Jens Lehmann, tashmë 54 vjeç, ishin ngritur akuza penale nga ana e fqinjit, ndaj të cilit do të paguajë pjesën më të madhe të gjobës.

54-vjeçari ka veshur fanellat e klubeve si Schalke 04, Borussia Dortmund, Milan, Arsenal dhe Stuttgart.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?