Kërcënoi efektivin e policisë përse i vendosi gjobë, ndalohet 40-vjeçari në Tiranë

11 Maj 2023, 14:38| Përditesimi: 11 Maj 2023, 14:40

  • Share

TIRANË- Një 40-vjeçar është ndaluar sot nga Policia e Tiranës pasi ka kërcënuar një efektiv police. Shkak për këtë kërcënim është bërë një gjobë që 40-vjeçari ka marrë nga polici për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Pas gjobës, 40-vjeçari i identifikuar me inicialet M. K., ka gjetur numrin e celularit të efektivit të policisë rregullore dhe i ka nisur mesazhe kërcënuese.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?