Foto ilustruese

Kërcënoi bashkëshorten dhe policët me armë, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë! Ushtronte dhunë mbi të shoqen

7 Shtator 2022, 10:50| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 10:52

  • Share

Një 57-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi dhunoi bashkëshorten dhe e kërcënoi me armë gjahu. Pasi u njoftua për ngjarjen në fjalë, në rrugën "Sabaudin Gabrani", policia ndërhyri në kohë për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Por, me mbërritjen e policisë, 57-vjeçari S.D. kërcënoi edhe policët dhe nuk iu bind urdhrave të këtyre të fundit.

Për këtë, mbi burrin e dhunshëm rëndojnë veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?