Kërcënoi bashkëmoshatarin se do i publikonte një video në rrjetet sociale dhe i mori para, arrestohet 21-vjeçari në Mat

9 Gusht 2022, 11:08| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 11:09

  • Share

MAT- Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ka kërcënuar një bashkëmoshatar. Sipas Policisë, 21-vjeçari Rr. Ç., më datë 4 gusht ka kërcënuar një 20-vjeçarin K.S. se nëse nuk do t’i jepte një shumë të caktuar parash, e cila nuk bëhet me dije, do t’i publikonte një video personale në rrjetet sociale.

I gjendur përballë kërcënimit, 20-vjeçari i ka dhënë shumën e parave. Për rrjedhojë policia ka arrestuar 21-vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?