Foto ilustruese

Kërcënohet jashtë gjykatës drejtuesi i prokurorisë së Beratit, nën hetim 56 vjeçari (EMRI)

1 Nëntor 2023, 18:46| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 18:53

  • Share

BERAT- Policia ka nisur hetimet ndaj një 56 vjeçari nën akuzën se ka fyer dhe kanosur drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit. 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. Mësohet se Andon Qako ka fyer dhe kanosur Dritan Grishpin, drejtuesin e prokurorisë së Beratit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Fyerja e gjyqtarit" dhe "Kanosja e gjyqtarit".

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashkim: 02/11/2023 20:47

    Policia kryen hetime kur autorizohet nga prokuroria. Ne rastin konkret, ka marre dijeni per veper penale, e ka referuar ne prokurori dhe pret detyrat prej saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?