Emiljano Shullazi

Kërcënohet avokati Shullazit, zbulohet sms-ja: Shiko familjen, lëri kusuret e Emiljanos

18 Janar 2021, 09:49| Përditesimi: 18 Janar 2021, 10:13

  • Share

Në Policinë e Tiranës ka mbërritur një denoncim nga avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, i cili pretendon se është kërcënuar.

Në celularin e tij ai thotë se ka mbërritur një mesazh kërcënues ku i thotë të mos merret me kusuret e Shullazit por të shohë familjes e tij.

"Shiko familjen, mos u merr me hallet dhe kusuret e Shullazit", është ky mesazhi kërcënues. 

Policia e Tiranës ka filluar verifikimet lidhur me kërcënimin për të zbuluar se kush fshihet pas këtij mesazhi.

Grupi i Shullazit është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Apelit të Posacëm pasi është i dënuar nga shkalla e parë për "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim, "Kanosje për shkak të detyrës" në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal".

Prej 1 gusht Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit. Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit '41-bis'.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Emiljano Shullazin për “përvetësim pasurie”, “kërcënim”,  dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe u dënua me 14 vjet burg.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?