Kërcënimi nga ulja e konsumit dhe investimeve, Banka e Shqipërisë: Arrin në 4.8%, duhet të nxitet kreditimi i ekonomisë

28 Shtator 2020, 20:56| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 20:57

  • Share

Pandemia COVID-19 ka bërë që qytetarët të kursejnë dhe të shpenzojnë vetëm për produkte ushqimore.  Kjo dëshmohet edhe nga rritja e ndjeshme e depozitave të individëve që përbëjnë 85% të totalit të depozitave.

Në fund të qershorit ato arritën mbi 1 trilionë lekë, dhe vetëm në 6 muajt e parë të vitit individët rritën kursimet  me rreth 24 miliardë lekë. Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiar sugjeron marrjen e masave për nxitjen e konsumit, për nxitjen e kredidhënies për bizneset, si dhe për reduktimi i përdorimit të monedhës së huaj në ekonominë vendase.

Sipas këtij raporti pas Malit të Zi vendi ynë pritet të ketë recesionin më të thellë ekonomik. Konkretisht sipas ekspertëve të bankës recesioni ekonomik i vendit do të jetë -4.8%, ndërsa Mali i Zi 5.9%, pësuar nga Serbia 4.1% dhe Maqedonia e Veriut -3.9%. Në këtë ecuri, kontribuuan pakësimi i investimeve private dhe i shkëmbimeve tregtare në mallra e shërbime, krahas ngushtimit të ndjeshëm të konsumit final të popullatës dhe të qeverisë.

Analiza sipas sektorëve të ekonomisë tregoi se performanca negative në degët kryesore të ekonomisë si “ndërtim”, “tregti, transport, argëtim dhe çlodhje”, “industri, energji dhe ujë” dhe “aktivitete financiare dhe të sigurimit” nuk arriti të zbutej nga kontributi pozitiv i degëve “bujqësi, pyje dhe peshkim” dhe “pasuri të paluajtshme”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?