Një nga personat e armatosur që kërcënoi gazetarët

Kërcënimi me armë ndaj gazetarëve në Krujë, shpallen në kërkim 3 persona! Nis hetimi ndaj 2 shoferëve të kamionëve dhe 2 punonjësve të IKMT

9 Shkurt 2023, 20:15| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 21:26

  • Share

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi kërcënuan me armë gjahu gazetarët e emisionit investigativ ‘Fiks Fare’. Ata kanë identifikuar si: E. K. (drejtuesi i ekskavatorit), G. K., 30 vjeç dhe H. V., 30 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kërcënuar grupin e xhirimit, duke qëlluar me armë gjahu, në basenin e lumit Zezë.

Po në kuadër të veprimeve të  para  hetimore të kryera për këtë rast, nisën hetimet ndaj: A. L. (drejtuesi i kamionit) dhe E. Gj. (drejtuesi i kamionit), për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Gjithashtu, këtyre shtetasve iu sekuestruan mjetet e tonazhit të rëndë që përdornin në basen.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisën hetimet për dy punonjës të IKMT, Drejtoria Rajonalde Durrës të identifikuar si E. B. dhe F. Sh., pasi duke qenë përgjegjës për monitorimin e kësaj zone, dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Një ditë më parë, grupi i xhirimit të emisitonit ‘Fiks Fare’ gjatë filmimeve për gërryerjet e paligjshme në lumin Zezë në Nikël të Krujësjanë përballur me persona me armë të cilët qëllonin drejt dronit. Ata shfaqeshin duke drejtuar armët ndërsa qëndronin vetëm pak metra larg grupit të xhirimit,të pozicionuar në një vend që mezi dalloheshin.

Ndërsa gazetarët xhironin kamionët me inerte që dilnin nga lumi dhe prisnin ardhjen e policisë pas telefonatës që kishin bërë me Shefin e Komisariatit të Policisë Krujë, drejt gazetarëve shkuan dy personat e parë të cilët urdhëruan gazetarët të ikin nga aty, me pretendimin se lumi është i tyre.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?