Të ftuarit në Report Tv

‘Kërcënimi’ i Macron për Kosovën, Panariti: S’ka arsye të kritikohet Kurti, Vuçiç po përfiton nga vatrat e konflikteve! Spahiu: Deklaratat e Ramës, më të rënda se Serbia

18 Tetor 2023, 17:50| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 18:00

  • Share

Marrëdhënia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Ramës në kuadër edhe të zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë janë rikthyer sërish në vëmendje, kjo edhe për shkak të deklaratës së djeshme të presidentit Macron. Ka qenë një fakt një incident me përkthimin e Macron i cili iu përgjigj pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku çka e ka kthyer sërish sulmin e Banjskës dhe faktorin ndërkombëtar në atë që pritet të jetë edhe reagimi ndaj Serbisë.

E ftuar në Studio Live, me moderatorin e Report Tv, Arbër Hitaj gazetarja Danjela Maloku sqaroi edhe njëherë incidentin e përkthimit gjatë konferencës së djeshme të Macron dhe Ramës.

‘Duhet theksuar që presidenti i Francës e deklaroi qartë që i qëndron planit franko-gjerman të vënë në dispozicion duke i qëndruar retorikës dhe qëndrimeve që ka mbajtur Franca. Po, dha edhe një lloj krahasimi se fuqitë e mëdha i kanë dhënë një besim të Kosovës dhe se Kosova duhet t’ua kthejë dhe fondamentalizimin e ka dhënë me liberalizimin e vizave për Kosovën por jo se i ka pezulluar.’- tha Danjela Maloku.

Ish ministri i Jashtëm, Edmond Panariti e sheh si të pakuptimtë qëndrimin kritik ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ndërsa shtoi se Vuçiç kërkon thjesht kohë dhe po përfiton nga vatrat e ndezura aktualisht si në Ukraine, por edhe në Rripin e Gazës.

‘Se di çfarë nuk ka kryer kryeministri i Kosovës, Kurti që pati atë lloj reagimi nga Franca. Unë di që Kurti në takimin e Ohrit, u shpreh se ka ardhur me stilolaps me vete, pra i gatshëm për ta nënshkruar atë marrëveshje. Ai që nuk e firmosi ishte Vuçiç. Për mendimin tim u bë gabim që Lajçak e Borrell u larguan pa marrë firmën, por e lanë si marrëveshje në parim që as kishte shans të nënshkruhej nga Serbia. Prandaj se kam të qartë ku çedon kryeministri Kurti.

Ai edhe në samit solli për sy e faqe Brnabiç e cila ishte me një qëndrim... se ku ishte ai e tregoi me vizitën e tij në Kinë, duke treguar qartazi se preferenca e tij është për blloqe të tjera.  Ai kërkon të fitojë kohë sepse pret që të kemi një rend të ri botëror në vatrat e konfliktit.

Janë luftra në zhvillim nga fati i të cilave do të ndihet edhe rikonfigurimi i rendit të ri botëror. Unë i kam thënë vetë Kurtit, që mos të lejojë kurrë që Kosova të shërbejë si kartë shkëmbimesh për të zgjidhur konflikte të tjera. Në rast se nuk shuhet konflikti Prishtinë-Beograd nuk ka integrim.’- tha ai.

Nga ana tjetër, analisti Nexhmedin Spahiu marrëdhënia e kryeministrit Rama dhe Kurtit është mjaft delikate madje sipas tij edhe mbajtja e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë nuk vjen si meritë e lidershipit të Ramës por për shkak të pozicionit strategjik dhe marrëdhënieve të frytshme të Shqipërisë me Serbinë, ndryshe nga vendet e tjera të Rajonit.

‘Kjo është një politikë që Perëndimi është duke e ndjekur duke e akuzuar Kosovën pa të drejtë. Qëllimi final që në fund të sulmohet Serbia dhe të futet në rrugën perëndimore. E dëgjova Ramën që e krahasoi Kurtin dhe Kosovën me Hamasin, gjë që ishte shumë e rëndë.

As Serbia nuk e ka patur atë gjuhë. Kurti dhe qeveria e tij nuk ka vrarë njeri dhe çfarëdolloj krahasimi është sulm jashtëzakonisht i rëndë. Politka e Ramës ndaj Kosovës është vetëvrasëse. Fakti që Shqipëria gëzon privilegjin që të mbahet një samit të tillë, për shkak të pozicionit strategjik që ka Shqipëria, për shkak se nuk ka marrëdhënie të këqija me Serbinë, sepse s’ka interesa Serbia në Shqipëri siç ka nga vendet e Rajonit. Është meritë e gjeostrategjisë jo e lidershipit. “- tha Spahiu.

Nga Tirana, presidenti francez Emmanuel Macron tha për Report Tv se Franca ka lënë pezull çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën sepse sipas tij, ajo nuk i ka qëndruar fjalës së dhënë. Kjo deklaratë e Macron u bë teksa komentonte tensionet në veri të Kosovës, ku në sulmin e 24 shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa u bëri thirrje palëve që të ulen sërish në dialog. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kistra: 18/10/2023 19:08

    Ku e paske gjetur Nexhmedin nevojtoren per t'a ftuar! Dihet cfare thote corbaxhiu.

    Përgjigju
  • serxho: 18/10/2023 19:03

    SHBA dhe BE ka denuar Serbine dhe sigurisht Kurtin ndersa keta plerat si hajduti Panariti qe po plasin nga sukseset nderkombetare te Edi Rames por cdo presesh nga NON GRATAT dhe hajdutet e floririt.Perse nu degjojme se cfar thote opozita e Kosoves qe e fajson me fakte idjotin Kurti kete percares te kombit qe koha e tregoi qe nga dita kur ky idjot erdhi ne Shqiperi per te rezuar Edi Ramen me partine e tij VV qe eshte nje WC.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?