Arbër Vokrri

'Kërcënime të militantëve të Radoiçiçit', digjet makina e zyrtarit në Leposaviç

28 Janar, 12:55| Përditesimi: 28 Janar, 12:56

  • Share

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se është djegur makina e kryesuesit të kuvendit komunal në Leposaviç, Gorski Guriç.

Vokrri thotë se djegia e makinës vjen pas kërcënimeve të militantëve të Radoiçiçit.

“Djegia e veturës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviç, z. Gorski Guriç, vie pas shpeshtimit të kërcënimeve nga militantët e Radoiçiç, kundrejt serbëve që i kanë përzënë nga oborret dhe institucionet. Dje e patë grafitin “JE I VDEKUR!” në veturën e z. Sladjan Mijajloviç, zyrtar komunal në Leposaviç. Edhe maltretimi fizik i kolegëve të këtyre nga ana e shërbimit sekret dhe policisë së regjimit fashist të Beogradit, sa herë kalojnë tek familjarët në Serbi, bëhen me të njëjtin mesazh: mos u afroni me shqiptarët e mos e pranoni Kosovën për shtetin tuaj”, shkroi Vokrri.

Po ashtu Vokrri tha se duhet të shfaqim mirënjohje dhe t’i inkurajojnë qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos gjunjëzohen nga presioni i terroristëve.

“Angazhimi im në Veri ka qenë dhe vazhdon të jetë për afirmim dhe kurajim të serbëve që të mos ndihen të braktisur e të tradhtuar për besnikërinë e tyre në ndërtim të institucioneve tona", shkroi Vokrri.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?