Parlamenti Europian

Keqtrajtimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Serbia do të ngrihet në PE

11 Qershor 2023, 20:18| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 20:28

  • Share

Çështja e keqtrajtimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Serbia do të diskutohet edhe në Parlamentin Evropian.  Për këtë ka njoftuar Ardita Sinani, Këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Luginën e Preshevës. 

"Pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, adresa jonë e rradhës do të jetë Parlamenti Evropian. Nga nesër, së bashku me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, do të jem në vizitë 3 ditore në Bruksel për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Për tre ditë në Bruksel do të zhvillojmë 12 takime me udhëheqësit më të lartë të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian. Pozita e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi dhe diskriminimi konsistent do të jenë thelbi dhe tema kryesore e këtyre takimeve jashtëzakonisht të rëndësishme. Kushtëzimi i rrugëtimit të Serbisë në integrimet evropiane do të duhej të kushtëzohej me realizimin dhe plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përgjithësi, e në veçanti në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc", ka njoftuar Sinani.

"Zgjidhja më afatgjate dhe më e duhura do të ishte implementimi i reciprocitetit në të drejta të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi".

Kujtojmë se dy ditë më parë policia e Serbisë ka arrestuar drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, pasi lejoi shfaqen e një filmi nga shqiptar. Ky film ishte i financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?