Ndotje alarmate, kafshë të ngordhura në Adrtiatik! Rrjedha e lumit Drin çon me tonelata plehra në det

12 Qershor 2023, 12:42| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 15:17

  • Share

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar një katastrofë në detin Adriatik. Plehrat e hedhura në brigjet e Drinit i ka marrë rrjedha e lumit duke përfunduar në det. Report Tv sjell pamjet e ndotjes alarmante, ku mes mbetjeve ka edhe kafshë të ngordhura.

Në grykëderdhjen e Lumit Drin në Shëngjin, buzë Adriatikut duket sikur sapo ka kaluar një uragan.

Pamjet janë fimuar paraditen e sotme nga Report TV.

Kafshë të ngordhura dhe me qindra mbetje urbane kanë përfunduar në det...

Kjo nuk është pasojë e zemërimit të natyrës, por e keqmenaxhimit dhe hedhjes së mbeturinave përgjatë brigjeve të Drinit.

Malet me plehra përveç dëmeve të mëdha për shëndetin, shëmtojnë një prej panoramave më të bukura natyrore.

Kwto mbeturina janw sjell nga lumi njw ditw mw parw, i cili pati shtim te prurjeve nga reshjet e shiut.

Nga pamjet e xhiruara dje nga Report TV lumi Drin ngjante me një landfill në të cilin lundrojnë qelqe e plastikë. Mbeturinat përshkojnë rrjedhën e lumit, e me pas përfundojnë në det, duke krijuar një ndotje alarmante. Shkaktari i ndotjes është dora e njeriut që i hedh mbetjet jashtë vendeve të përcaktuara dhe në kohë reshjesh,  rrjedha e ujit i çon në Adriatik.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?