VIDEO/ Bie nga një pallat në ndërtim, ndërron jetë 58-vjeçari në Tiranë (EMRI)

8 Tetor 2023, 13:31| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 15:29

  • Share

TIRANË- Një 58- vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është rrëzuar aksidentalisht ne katin minus 1 të i një pallati në ndërtim në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë.

Të shtunën më 7 tetor, Tonin Marku, banues në Kamëz u denoncua i humbur nga familjarët e tij në komisariatin numër 2, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi. Policia konfirmoi se gjeti trupin e pajete të 58- vjeçarit, i cili mësohet se ishte punëtor në pallatin që po ndërtohet në zonën e ish- fushës së aviacionit. Ngjarja sipas burimeve zyrtare te policisë po hetohet si aksident në punë. 

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?