Këpucët më të vjetra në Evropë zbulohen në një shpellë spanjolle

29 Shtator 2023, 12:40| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 12:42

  • Share

Arkeologët kanë gjetur këpucët më të vjetra në Evropë në një shpellë lakuriqësh nate në Spanjën jugperëndimore. Ato janë praktisht një palë sandale, të cilat besohet të jenë rreth 6000 vite të vjetra.

Ato datojnë nga neoliti, që do të thotë se janë më të vjetra se këpucët prej lëkure 5500-vjeçare të zbuluara në një shpellë në Armeni në vitin 2008, raporton BBC.

Për shkak të lagështirës së ulët dhe erërave të ftohta në shpellë, ato janë ruajtur jashtëzakonisht mirë.

Studiuesit analizuan gjithashtu objekte të tjera të gjetura në shpellë, të cilat ata thonë se janë “deri më tani grupi më i vjetër dhe më i ruajtur i materialeve të fibrave bimore në Evropën Jugore“.

Disa objekte të gjetura janë më shumë se 9000 vjet të vjetra.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?