Foto ilustruese

Lifestyle

Këpucët më të urryera kthehen në trend nga Balenciaga! Po ju a do i vishinit?

30 Tetor 2021, 20:26| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 20:31

  • Share

Këto këpucë janë trendi më i ri i dalë në treg nga shtëpia e modës Balenciaga. Stilisti Demna Gvasalia ka vendosur të kthejë shapkat në këpucë me takë.

Për herë të parë këto këpucë i pamë të prezantoheshin në pasarelën e koleksionit Pranverë/Verë 2022 të Balenciaga-s. Imazhet e para zyrtare shkaktuan bujë në internet, mes atyre që i konsideronin si një shaka të keqe dhe atyre që ndjenin potencialin e shndërrimit në një trend, siç ka ndodhur edhe më parë me produkte të markës së famshme. Dhe siç mund ta imagjinoni, Crocs Madame vijnë me një çmim marramendës!

Crocs Madame tani janë në dispozicion në faqen e internetit të Balenciaga-s për 625 dollarë. Klientët mund të zgjedhin nga katër variacione ngjyrash: e bardhë, e zezë, jeshile e ndezur ose rozë e ndezur.

Po ju a do i bashkoheni trendit më të ri?

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?