Këpucaria drejt 'zhdukjes', të rinjtë nuk e preferojnë! Rrëfimi i Besnikut e Flamurit për Report Tv: Me këtë punë ushqejmë fëmijët

14 Janar, 15:42| Përditesimi: 14 Janar, 15:55

  • Share

Disa prej profesioneve që dikur ishin shumë të kërkuara dhe të pëlqyera tek të rinjtë në Shqipëri, tashmë po shkojnë drejt zhdukjes. I tillë është zanati i këpucarit në vend, ku pas viteve 90’ roli i tij jo vetëm që u zbeh, por të paktë janë ata zanatçi që i kanë mbijetuar kohës, pavarësisht kërkesës në treg.

Besnik Sinani ishte 14 vjeç kur nisi të merrej me tregëti këpucësh për herë të parë, e më pas edhe me riparimin e tyre. Zanatin nuk e ka të trashëguar nga i ati, por kurioziteti sesi riparohen këpucët u kthye për të në zanat, duke numëruar mbi 20 vite në këtë punë.

 “Fitimprurës minimale për të mbajtur një familje me 5 anëtarë që jam unë. Këto janë të ardhurat, nuk është se ka naj fitim të madh, por mbijetojmë. Është zanat që të pasur nuk të bën, por pa bukë s’të lë”, tha Sinani.

Në stinën e dimrit ka më shumë punë thotë Besniku dhe më së shumti, klientet e tij janë gra.

“Mund të vijnë 2 klientë, ka ditë që vijnë 10 deri në 15 varet si është dita. Në kohën e dimrit ka më shumë punë sesa në verë. Më shumë janë gratë që vijnë për riparime sesa burrat. Gocat e reja nga mosha 20 deri në 40 vjec”, shprehet këpucari.

Zanate të tilla, thotë Besniku paragjykohen nga të rinjtë.

“Duket për ta si zanat që prek këpucët, bëhesh pis. Duan punë më të mira. Brezi im 47 vjeç, nuk di nëse do e vazhdojnë brezat në të ardhmen. Nuk ka as shkolla, më tepër zgjedhin zanate më të mira. Nuk e di nëse fëmija im do e vazhdojë apo jo, po unë kam dëshirë tja jap si zanat”.

Për Flamur Llungun riparimi i këpucëve është thjesht sa për mbijetesë, pavarësisht se mes vështirësive me ato pak të ardhura ka ushqyer për 20 vite familjen.

“Normal në zhdukje, nuk e kanë qef të rinjtë. Nuk është edhe i pastër si zanat, është i pistë. Më mirë një zanat tjetër, por këtu aq fukarallik është sa vazhdon akoma, se jashtë shtetit ka shumë vite që nuk ka këpucarë më”, u shprej Llungu.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?