Ismet Hada i veshur me uniformën e policisë

'Keni thyer karantinën, më jepni lekët dhe do jua fal'/ Detaje të reja nga mashtruesi që hiqej si shef police në Kuçovë

10 Prill 2020, 09:47| Përditesimi: 10 Prill 2020, 14:46

  • Share

KUÇOVË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Ismet Hadës, një ditë më parë,  43-vjeçari që hiqej si shef policie dhe u merrte para qytetaravë në Berat me anë të presionit.

Mësohet se 43-vjeçari, ka shfrytëzuar këtë situatë të krijuar nga koronavirusi dhe "preja" e tij ishin personat që kishin thyer karantinën. Ai ka arritur t'u marrë dy qytetarëve para dhe një celular, me argumentin se po i falte që kishin shkelur rregullat. Më konkretisht qytetarit me inicialet R. K., banues në Lapardha i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Me të njëjtin pretendim i ka marrë një celular një tjetër qytetari i identifikuar si P.B. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale për veprat penale" Vjedhja ne anë të mashtrimit" dhe "Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore". Ende nuk dihet se ku e ka siguruar 43 vjeçari uniformën e Policisë së Shtetit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 11/04/2020 10:04

    Fshatarin e Lapardhase dhe jo (qytetari), dergojeni në pune të detyruar 8 orarshe të pastroje gjithë qytetin e Beratit për të gjithë kohën e burgut dhe paratë tu jepen të demtuarve qe u ka bere presion!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?