'Keni porositur picë?' Mënyra e re si vidhen banesat në Tiranë

25 Dhjetor 2020, 16:21| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 17:43

  • Share

Pasi kanë trokitur në derë dhe kanë pritur tu hapet, një zë është dëgjuar nga jashtë. A keni porositur pica? Kur i zoti i shtëpisë ka dalë për tu treguar se kishin ngatërruar adresë, grabitësit e sulmuan. Përveç të riut që mbante picën në dorë, dy të tjerë iu bashkuan.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në zonën e komisariatit numër 3. Viktima e autorëve të grabitjes ka mundur t'u shpëtojë nga duart dhe të futet me shpejtësi brenda. Në sheshpushimin e pallatit, tre picierët e rremë hodhën kutinë e picës, e cila më pas u sekuestrua nga policia. Hetimi zbuloi se kutia mbante logon e një picerie me seli në Babrru.

Një muaj nga kjo ngjarje policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të saj dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Report TV mëson se identifikimi i tyre është bërë nga shenjat e gishtave që kishin lënë mbi kutinë e picës. Përmes kësaj forme të re, grabitësit në çdo kohë sofistikojnë metodat për bastisjen e shtëpive. Tashmë, të kamufluar si dërgues të picave, ata mund të lëvizin edhe në orë policore, për të kryer aktivitetin e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?