Silvio Berlusconi, presidenti i Monzës

'Keni një autobus me prostituta nëse fitoni me Juventusin', në Itali i bëjnë presion Berlusconit të mbajë premtimin

29 Janar 2023, 21:13
  • Share

Një muaj më parë, konkretisht në 14 dhjetor 2022 Silvio Berlusconi do i bënte një premtim të padëgjuar më parë futbollistëve të Monzës. Presidenti i klubit italian, i njohur për aventurat e tij me femrat premtoi një autobus me prostituta për lojtarët, nëse fitonin kundër skuadrave të mëdha. Pikërisht sot, Monza e tij fitoi 0-2 kundër Juventusit në Serie A.

"Vendosa të shtoj një bonus, kështu që u thashë djemve se do të luajnë me Milanin, Juventusin, etj dhe nëse mundin një nga këto skuadra të mëdha, do t’u çoj në dhomat e zhveshjes një autobus me prostituta”, shprehej asokohe 86-vjeçari.

Pas ndeshjes "Kavalieri" tregoi se kishte marrë gati 100 telefonata që i kërkonin të mbante premtimin.

"Më kërkojnë të mbaj angazhimin, kam marrë 100 telefonata", tha Berlusconi me shaka.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/01/2023 01:52

    Parafina qe perdor per t'u prezervuar i ka depertuar ne tru ketij /Krasi/ te koheve moderne.

    Përgjigju
  • Emigrant: 30/01/2023 01:08

    Lajmet e fundit jane Qe juvja do largohet nga kampionati italian Shihni qe te gjitha pronotimet per te par ndeshjet si ne stadium si dhe pronotimet ne TV jane analluar

    Përgjigju
  • Or tej: 30/01/2023 01:02

    Ta mbash fjalen sesben or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?