Foto ilustruese

Keni ndryshuar shtëpi? S’ka nevojë te shkoni të Gjendja Civile, vetëm me një klik në e-Albania! Rama: Për vetëm 3 minuta (VIDEO)

14 Janar 2021, 08:30| Përditesimi: 14 Janar 2021, 12:25

  • Share

TIRANË- Nëse keni ndryshuar shtëpi, tani më nuk është e nevojshme që të shkoni në zyrat e Gjendjes Civile për të rifreskuar vendbanimit!

Tani mund të bëhet vetëm me një klik në portalin qeveritar e-Albania. Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon mbi mënyrën se si procedohet.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër lehtësim nga e-Albania, ku ju mund të korrigjoni adresën aktuale të vendbanimit tuaj ose deklaroni adresën e re vetëm në 3 minuta duke përdorur celularin apo kompjuterin pa marrë më rrugën për dokumente, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?