VIDEO/ Në rrugë me xhama të zinj në kundërshtim me ligjin? Kujdes, në terren pajisja speciale që ju nxjerr zbuluar! Policia Rrugore në aksion, 220 shkelje në një javë

30 Janar 2022, 10:44| Përditesimi: 30 Janar 2022, 11:12

  • Share

Kush shkel lejen e qarkullimit duke errësuar xhamat anësore dhe të parin me qese tani nuk do mund të mashtrojë më policinë në rrugë.

Prej një jave efektivët e policisë rrugore kanë nisur kontrollet në rrugët e vendit me pajisjen “tint check” e cila zbulon në kohë reale nëse xhami është sipas certifikatës së prodhimit të mjetit apo modifikuar.

Burime nga policia rrugore thanë për 'Report Tv' se vetëm në një javë janë zbuluar mbi 220 mjete të cilat duke shkelur lejen e qarkullimit kanë modifikuar xhamat duke i errësuar ato në shkelje të ligjit.

Në shumicën e mjeteve të penalizuara sipas kontrolleve ka rezultuar se ata kishin errësuar edhe xhamin e parë njohur si “ballor” i cili sipas udhëzimit nr 5 datë 7 tetor 2019, pika 5 nuk lejohet të errësohet.

Udhëzimi që ndalon errësimin e xhamit të përparëm të automjetit 

Ndërsa përgjatë një javës që lamë pas, 10 drejtues mjetesh janë arrestuar pasi kanë rezultuar të dehur në timon, janë vendosur 5032 gjoba vetëm në qarkun e Tiranës nga ku dominojnë parkimet dyshe duke bllokuar rrugën dhe kalimet e këmbësorëve.

Ndërsa pas disa viteve minimizim të gjobave për mosvendosjen e rripit të sigurimit në rrugë janë shtuar shoferët që e shkelin këtë rregull duke sjellë ndëshkimin e 355 personave.

Në sitën e rrugore kanë rënë edhe disa efektiv policie, oficer të policisë gjyqësore deri në zyrtarë të cilët përdornin mjete me targa të çregjistruara duke shmangur pagimin e taksave.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dndjd: 30/01/2022 10:56

    Ata qe japin lejet mbajne pergjegjesi apo patronazhiste ata?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?