Këngëtarja tregon propozimin e veçantë të bashkëshortit italian: Desh e rraha njërin… (VIDEO)

5 Mars 2020, 12:01| Përditesimi: 5 Mars 2020, 14:41

  • Share

Ndonëse pak aktive në jetën artistike në Shqipëri, Hersi Matmuja është një nga këngëtaret më premtuese të muzikës klasike.

E mbajmë mend të gjithë kur së bashku me Gjergj Lekën solli një këngë me mesazhe të forta për ata që ikin, e më vonë në 2014 përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong, në Danimarkë.

Ndërkohë Hersi ka vazhduar edhe jetën artistike në Romë, atje ku është dalluar për zërin e rrallë, por edhe njohu dashurinë e jetës, bashkëshortin e saj Italian, Jacopo Conocin, një violinçelist i njohur në Itali.

E ftuar në “Rreze Dielli’ këngëtarja ka rrëfyer njohjen me të dhe propozimin e veçantë për martesë.

Jemi takuar në një produksion teatral në Lecce, ku do këndoja nënjë vepër të një kompozitori shqiptar. Jakopo është një mashkull që bie në sy, sjellja më bëri përshtypje, është I palëkundur si karakter.

Nuk është gjithmonë e thjeshtë të punonojmë bashkë, sepse nuk është e thjeshtë të kesh ekuilibër. Udhëtojmë shpesh sepse puna jonë është e tillë. Jemi martuar para 7 muajsh, pas një njohje 4 vjeçare.

Dasma ishte shumë spontane. Vendosëm ta bënim në korrik. Ishim shumë pak persona. Dasma u bë në një ullishte, shumë karakterisht në Puglia.

Kur Jakopo po më propozonte, desh e rraha njërin. Ishte nga ata që shesin lule. Ai ishte një moment intim, njeriu duhet ta kuptojë. Kurse unazën e zgjodha vetë. Më tha hajde shkojmë e zgjedhim. qëndrova te klasikja, te rrethi” shprehet në “Rreze Dielli” këngëtarja.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?